Michelle Rodriguez dëshiron ta luaj rolin e superheroinës “Catwoman”

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Ylli i filmave “Fast & Furious”, Rodriguez, dëshiron t’i ndjekë hapat e kolegut të saj Dwayne “The Rock” Johnson, i cili do ta luaj rolin e personazhit të keq “Black Adam” të bazuar në librat komik “DC Comics”, dhe ka shprehur interesim që në të ardhmen t’i bashkohet universit të njohur të superheronjëve “DC Extended Universe”, duke e luajtur rolin e Selina Kyliet apo ndrydhe e njohur si “Catwoman”.

Duke folur për “MTV International”, aktorja tha: “Do të më pëlqente shumë të jem superheroinë në film. Mendoj se personazhi im i preferuar është nga librat komik “DC Comics”, dhe ajo është Catwoman. Më pëlqen ky karakter sepse është e mirë por në të njëjtën kohë edhe e keqe, njësojë si unë.”

Sidoqoftë, Rodriguez duhet të presë për një kohë para se ta marrë ndonjë ofertë për këtë rol, kjo pasi Zoe Kravitz do të jetë aktorja e radhës e cila do të personifikojë heroinën “Catwoman” në ekran të madh, në filmin e ardhshëm “The Batman” i cili vjen në regji të Matt Reevesit dhe për protagonist e ka aktorin, Robert Pattinson, transmeton Koha.net.

41-vjeçarja e cila e luan rolin e Letty Oritzit në filmat e suksesshëm në arkat filmike, “Fast & Furious”, në të kaluarën ka folur për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv të personazheve femra në film, gjithashtu duke zbuluar se ka pranuar të rikthehet me rol në filmat e njohur aksion, vetëm pasi ekipit i është bashkuar një skenariste femër.

Edhe kolegu i saj në film, Vin Diesel, e ka konfirmuar lajmin se ka kohë që është duke punuar në realizimin e disa filmave “Fast&Furious”, të cilët për protagonist do t’i kenë aktoret femra.

Të ngjashme