Michelle Williams nënë për herë të dytë

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Michelle Williams në moshën 39-vjeçare është bërë nënë për të dytën herë. Ajo është gjithashtu nënë e Matildës, 14-vjeçare, me ish-burrin Heath Ledger.

Williams tash është e martuar me regjisorin Thomas Kail.

Aktorja hollywoodiane kishte njoftuar për shtatzëninë e saj në dhjetor të vitit të kaluar, derisa US Weekly njoftoi sot se fëmija veçse ka ardhur në jetë.

“Janë tejet të lumtur që sollën fëmijën në këtë botë”, i ka thënë revistës një burim në kushte anonimiteti.

Michelle dhe ish-burri i saj nisën lidhjen në vitin 2004 derisa Heath vdiq tragjikisht në vitin 2007. Heath vdiq në moshën 28 vjeçare pas një doze të madhe të përdorimit të drogës. Kujtim nga ai ka vajzën 14-vjeçe, Matildën.

Michelle lidhjen e saj të re me Thomasin e bëri publike në muajin janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme