Mihrija festoi ditëlindjen, kështu e uron Naim Abazi

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Mihrije Braha është një këngëtare e njohur shqiptare e cila tash e shumë vite qëndron në skenën muzikore, duke sjellë këngë të bukura për publikun.

Ajo njëherit është gruaja e këngëtarit Naim Abazi dhe të dy kanë korrur suksese në muzikë prej shumë vitesh, madje vazhdimisht janë angazhuar edhe nëpër projekte televizive.

Së fundmi, Mihrija ka festuar ditëlindjen, duke mbushur plot 52 vite.

Edhe burri i saj është kujdesur ta uroj në mënyrë të veçantë Mihrijen.

“Çdo fjalë thënë për ty o engjëlli ynë është pak, sepse je më shumë se fjala, se jeta se dita e se nata! Dhe ne të duam aq shumë! Të themi te jetosh më shumë dashuri dhe buzëqeshje me ne , se je burimi i jetës sonë dhe i buzëqeshjes tone! Urime DITËLINDJA! Naimi dhe Platori”, ka shkruar Naimi në profilin e tij në facebook.

Kujtojmë që Mihrija vazhdimisht është në fokus, për shkak të pamjes së saj në një formë shumë të mirë, ani pse ka mbushur 52 vite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme