Mihrije Braha rikthehet me këngën “Kollaj”

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha është kthyer me këngë të re pas një pauze të gjatë në skenë.

“Kollaj” mban titullin projekti i saj më i ri, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Astrit Halimi dhe Lul Vushtrria.

Ky videoklip i është besuar produksionit “M Production”, si një nga bashkëpuntorët e përhershm të Mihrijes.

Këngën tashmë e gjeni të lansuar në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku ky rikthim i artistes shqiptare.

Përkundër viteve, biondja vjen në formë të mahnitshme me një paraqitje tejet atraktive.

Mihrija përndryshe është më shumë e angazhuar në emisionin “Odeon” bashkë me bashkëshortin e saj, këngëtarin dhe prezantuesin Naim Abazi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme