Mikela tregon se cili ka qenë momenti më i vështirë në “Për’puthen”

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrentët e “Për’puthen 3”, Mikela dhe Erioni, janë çifti i tretë që doli nga programi për këtë sezon. Çifti u deklaruan për njëri-tjetrin, mes ulje- ngritjesh që kaluan gjatë programit.

Së fundmi, Mikela Pupa ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku ka folur gjatë për marrëdhënien me Erjonin si dhe për planet e saj në të ardhmen.

Mikela ka qenë e vetme pasi partneri i saj, Erioni nuk ishte në studio për shkak të angazhimeve dhe jetës që e ka të ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

E pyetur nga Aulona, Mikela tha se një nga momentet më të vështira që ka kaluar në program ka qenë shuplaka që i dha të dashurit të saj.

Mikela u shpreh se ishte tejet e vështirë, duke qenë se i dhembi më shumë asaj se Erionit. Më tej ka shtuar se u mërzit, pikërisht prej veprimit të cilin e gjykoi si të nxituar.

Një moment kritik për të ka qenë dhe ai i hyrjes së Anës në emision. Erjoni gjatë asaj periudhe pati flirtime të shumta me Anën dhe si duket, Mikela e ka patur shumë të vështirë ta duronte.

Mikela tha se Olsa ka qenë ajo që e ka mbështetur më së shumti duke e këshilluar: “Për një moment dobësie mos e hidh gjithçka poshtë sepse unë e shoh si të shkëlqejnë ty sytë për atë djalë”.

E ndërsa për ata që janë skeptikë për marrëdhënien e saj me Erjonin, Mikela tha se nuk ju vë faj, duke shtuar se koha do të tregojë gjithçka.

Të ngjashme