Miley Cyrus dhe Yungblud janë vetëm miq, pas aludimeve për një romancë dashurie

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Asgjë romantike nuk po ndodh midis Miley Cyrus dhe Yungblud – tani për tani.

Të enjten, Cyrus, 28 vjeçe dhe ylli i “11 minutes”, 23 vjeçar, u panë duke u argëtuar me njëri-tjetrin në Rainbow Bar & Grill në West Hollywood, siç shihet në fotografitë e marra nga The Daily Mail.

Një burim ka thënë për revistën People se Cyrus dhe Yungblud – emri i vërtetë i të cilit është Dominic Harrison – janë ‘thjesht miq’.

Cyrus ishte martuar më parë me Liam Hemsworth dhe në marrëdhënie paraprake me Kaitlynn Carter dhe Cody Simpson.

Yungblud, ndërkohë, ishte në një romancë dashurie me këngëtaren tjetër Halsey, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me Alev Aydin.

Cyrus dhe Simpson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjatë vitit të kaluar pas afro dhjetë muajsh.

Ndarja e dyshes duket se erdhi në periudhën e karantinës, siç ndodhi me një pjesë të madhe të yjeve ndërkombëtare.

Ajo tashmë është fokusuar më shumë në karrierë dhe në fund të 2020 solli albumin e gjashtë me radhë “Plastic Hearts”, ku kishte edhe një bashkëpunim me artisten shqiptare, Dua Lipa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme