Miley Cyrus u premton fansave më shumë muzikë gjatë vitit 2021

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, e ka konfirmuar lajmin se planifikon të lansojë më shumë muzikë të re gjatë këtij viti.

Cyrus e publikoi albumin e shtatë të incizuar në studio “Plastic Hearts” në nëntor të vitit 2020, ku përfshiheshin bashkëpunime me këngëtarë të shquar të skenës, si Dua Lipa, Joan Jett dhe Billy Idol.

Ndërkaq përmes një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja rebele u premtoi fansave më shumë muzikë të re, duke shkruar: “Po e parashikoj 2021-n si një vit të mbushur me seks të sigurt, lulëzime 🌺 🎸🌸💕 🌹 dhe më shumë muzikë 🏴‍☠️🤘🏼”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme