Miley Cyrus vjen në Prishtinë në SunnyHill Festival

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e shndërruar në këngëtare të muzikës pop, Miley Cyrus, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e festivalit SunnyHill në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një videoje të cilën e ka publikuar në faqen e saj në Instagram, Dua Lipa, e cila është edhe themeluese e këtij festivali bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipa.

“Shumë e gëzuar të njoftoj pjesëmarrjen e artistit tjetër të madh për Festivalin Sunny Hill 2019 pasi dolëm nga vrima e lepurit të palënduar. Gjeta një mike të mirë timen që pati një mesazh për festivalin. Prishtina, Kosovë, a jeni gati për Miley Cyrus”, ka shkruar Lipa në postimin e saj në Instagram.

Veç Mileyt, deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe yje tjera të muzikës botërore, siç është DJ Calvin Harris, G4ashi e shumë artistë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme