Miley se ka ndërmend të rri “single”, kapet mat me shokun e saj

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Miley Cyrus gjen një të dashur të ri.

Imazhet e reja të siguruara nga TMZ, tregojnë se Miley ka gjetur një të dashur të ri, e ai është shoku i saj Cody Simpson, transmeton lajmi.net.

Vetëm dy javë pasi u nda me Kaitlynn Carter, këngëtarja 26-vjeçare është parë duke u puthur me 22 vjeçarin, ka thënë një burim për E! News.

Të dy u panë më vonë gjatë një dreke intime në një restorant të ushqimit në Backyard Bowls, teksa një fans kapi një video të shkurtër të tyre dhe e postoi atë në rrjete sociale.

Fansi pastaj e përshkroi videon duke thënë ‘Miley në një takim me një dhe të vetmin Conor Simpson’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme