Miliarderja Kylie shtang 200 milionë ndjekësit më Instagram

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka 200 milionë followersa në Instagram dhe sa herë që poston foto merr qindra mijëra pëlqime e komente.

Është fjala për miliarderen 23-vjeçare, Kylie Jenner, e cila së fundmi ka “tërbuar” ndjekësit me disa foto seksi. Ajo ka postuar në “Instagram” disa imazhe ku shfaqet duke shijuar rrezet e diellit.

E veshur me bikini të kuqe paksa të vogla për format e saj bombastike, modelja e famshme nuk i ka lënë vend imagjinatës së fansave të saj të shumtë.

Kylie ka pozuar pranë pishinës që ka në super vilën e saj, e cila ka kushtuar 36.5 milionë dollarë.

Të ngjashme