Milioneri Vacchi do të bëhet baba, me të dashurën përgjysmë më të re

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Një prej personave më të famshëm në Instagram, milioneri Gianluca Vacchi, do të bëhet baba në moshën 52 -vjeçare. E dashura e tij, modelja Sharon Fonseca, e cila është 28 vite më e re se ai, është në pritje të ëmbël.

Dyshja zgjodhi ta japë lajmine bukur për 15 milionë ndjekësit e Vacchi-t në Instagram, pikërisht dje, në Ditën e Nënës. I njohur ndryshe si “Grandpa Playboy”, pra “Gjyshi Playboy”, ai tha në videon e postuar:

“Sot është Dita e Nënës. Mendimi im i parë shkon për mamanë time. Po ashtu sot mendoj edhe për atë që gjithmonë e kam menduar si nëna potenciale e fëmijës tim. Jam shumë i lumtur ta ndaj këtë lajm me ju. Sharon dhe unë jemi duke pritur një fëmijë. Ajo është nëna e fëmijës tim për të cilën gjithmonë kam ëndërruar gjithmonë”.

Sharon Fonseca incinta: Gianluca Vacchi diventa papà

Të ngjashme