Million $ sjell Dafinën si nuse moderne

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Dafina ka publikuar më në fund këngën e saj më të re me videoklipin që e ka paralajmëruar gjatë gjithë javës.

Million $ ka titullin kënga në të cilën Dafina i këndon parave por Dafina i është përkushtuar më shumë videoklipit në të cilin shfaqet në stile të ndryshme ku kryefjala janë pamje me motive shqiptare, shkruan Gazeta Express.

Kënga e titulluar ‘Million $’, është shkruar nga reperi Elinel, ndërsa për melodinë e këngës është kujdesur vet Duffy, kurse miksimin dhe masterizimin e ka bërë Deard Sylejmani.

Kënga duket të jetë pjesë e albumit më të ri që Dafina pritet ta lansojë së shpejti, dhe ka titullin “Dafinë moj…”.

Të ngjashme