Ministri Çeku viziton ekspozitën kushtuar masakrës së Llashticës në Gjilan

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Në Galerinë e Qytetit të Gjilanit, po qëndron e hapur ekspozita me fotografi kushtuar masakrës së Llashticës të mbledhura e të dokumentuara nga lufta, të cilat për herë të parë ekspozohen nga Milaim Grabovci.

Pos këtu, Çeku do të vizitojë edhe një ekspozitë tjetër e hapur në nderim të ish-komandantit Agim Ramadani, me punimet që i punoi vetë heroi.

Në këtë ekspozitë po merr pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kreu i MKRS-së më pas do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në zyrën e këtij të fundit.

Të ngjashme