“Mirësevini në Future Nostalgia”, Dua Lipa publikon albumin e shumëpritur

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Ky është një sukses më shumë në karrierën e saj.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka tashmë të lansuar albumin e dytë në karrierën e saj.

Albumi i titulluar “Future Nostalgia” e që në shqip përkthehet “Nostalgjia e së ardhmes”, ka të përfshira 11 këngë, të cilat janë pothuajse të gjitha në stilin e viteve 80′.

Albumi i dytë në karrierën e këngëtares cilësohet si një koleksion i këngëve të zhanrit pop-funk të sofistikuar, të frymëzuara nga Kylie Minogue.

“Future Nostalgia” arriti në duart e publikut një javë më herët nga sa ishte paraparë të publikohet, e krejt kjo për shkak të pandemisë coronavirus, pasi këngëtarja shqiptaro-britanike nuk dëshironte të priste më gjatë për t’i gëzuar fansat e saj.

E lumtur për publikimin e albumit të ri, Dua ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, duke i prezantuar ata me “Future Nostalgia”.

“Faleminderit për të gjithë miqtë e vjetër dhe të rinj, për dashurinë, lumturinë dhe mbajtjen e një zemre të hapur. Mirësevini në “Future Nostalgia”, tani në të gjitha shërbimet e transmetimit”, shkroi Lipa në Instagram.

Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe dhe janë pëlqyer shumë nga publiku. Bëhet fjalë për këngët “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.

Kjo është lista e plotë e këngëve të albumit “Future Nostalgia” nga Dua Lipa. 

Të ngjashme