Miriam Cani paralajmëron kthimin në muzikë, pas dy vjetësh pauzë

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 07:22 | Nga

Këngëtarja Miriam Cani pritet të rikthehet fuqishëm në muzikë, pas shkëputjes prej afro dy vitesh pasi solli në jetë të bijën Ameli.

Ajo ka publikuar një fotografi në Intsgram, ku vjen në versionin e një kukulle Barbie me fustan rozë lozonjar, por mjaft sensuale, për shkak se ekspozon mjaft nga format e saj.

“E lumtur, projekte të reja së shpejti”, shkruan këngëtarja, e cila duket e gëzuar për rikthimin aktiv në profesion.

Miriami u bë nënë e së voglës Ameli në 28 nëntor të vitit 2015, si fryt i lidhjes disa vjeçare me këngëtarin Alban Skënderaj.

Kjo periudhë nuk ka qenë shumë e lumtur për familjen e tyre, duke qenë se rreth një muaj e gjysmë më parë, Albani humbi nënën si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Por përtej këtij trishtimi, nga ana profesionale duken mjaft të plotësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme