Miriam Cani tregon sekretin e suksesit të Era Istrefit

Prishtinë | 05 Mar 2017 | 14:24 | Nga

Tashmë, suksesi ndërkombëtar i Era Istrefit, është një fakt i pakundërshtueshëm. Kënga e saj më e re “Redrum” po gjen çdo çast e më tepër hapësirë në arenën muzikore ndërkombëtare dhe sigurisht që as kolegët e saj shqiptarë nuk janë indiferentë ndaj këtij suksesi.

Ndoshta mes artistëve mund të ketë edhe xhelozi profesionale, por jo në këtë rast dhe jo për Miriam Canin, e cila komplimenton këngëtaren nga Kosova për rrugën e ndjekur, që sipas saj, e ka çuar në këtë sukses ndërkombëtar.

“Mendoj qe sekreti është qe nuk ka bere kompromise duke ndjekur “trendet” e ketij “tregu” me “shpresën” ne “sukses”. Ajo kështu u prezantua qe nga dita e pare ndaj dhe koha e vlerësoi. Te guxosh është gjithmonë rrezik dhe thike me dy presa por kur suksesi vjen ai është i vërtete dhe i merituar”, shkruan Miriami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme