Miss Kosova nga Argjentina del hapur me të dashurin

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 14:34 | Nga

Bukuroshja e njohur nga Argjentina, Camila Barraza siç tashmë dihet muaj më parë fitoi kontestin e bukurisë, Miss Universe Kosova duke u shpallur si më e mira aty.

Për të gjithë ne ajo erdhi sikur një rrufe nga ‘qielli’ e për t’u vulosur kështu ndër emrat më të njohur të bukurisë shqiptare.

Megjithatë pavarësisht kësaj vëmendje të madhe Camila shumë pak hapi zemrën e saj për publikun duke mos folur fare për jetën e saj private.

Edhe pse ishte në një lidhje dashurie qe një kohë të gjatë me një shqiptar nga Kosova ajo pas fitimit të eventit në fjalë asnjëherë nuk publikoi ndonjë fotografi me të ose ndonjë status dedikuar atij.

Por, kjo gjë duket se ka arritur në një fund pasi një gjë të tillë Camila vendosi ta bëjë mbrëmjen e kaluar teksa publikoi një fotografi krahas të dashurit, Harisit, të cilit i shprehu përsëri dashurinë e këtë herë në gjuhën shqipe.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme