Miss Xhamajka shpallet Miss World 2019

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Miss Xhamajka është kurorëzuar Miss World 2019 të shtunën.

Bukuroshja zeshkane Toni-Ann Singh është vetëm 23-vjeç. Ajo lindi në Morant dhe studion për psikologji në Florida State University.

“Për atë vajzë të vogël nga Xhamajka dhe gjithë vajzat në mbarë botën, ju lutemi kini besimi tek vetja. Ju lutemi jini të vetëdijshme se jeni e denjë dhe e aftë të arrini ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja por e juaja. Ju keni një qëllim”, tha ajo në Twitter.

Të shtunën 23-vjeçarja fitoi zemrat e publikut pasi këndoi hitin “I Have Nothing” të Whitney Houston gjatë konkursit të bukurisë dhe pas një raundi pyetjesh të gazetarit Piers Morgan.

Të ngjashme