Missi i Kosovës po i jep fund beqarisë, paralajmëron dasmë të madhe

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Miss Universe Kosova, Marigona Krasniqi, ka zbuluar statusin e saj.

Në një intervistë në ATV, modelja tregoi që ka kohë që po e shijon një lidhje dashurie.

Ajo rrëfeu se në fillim ishin miq të mirë pastaj kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke krijuar lidhje dashurie “Kjo e jona është më ndryshe, shoqëri e cila u kthye në dashuri”, tha ajo duke e përcjellur këtë mesazh me shumë ëmbëlsi.

Gjithashtu, Marigona shtoi që së shpejti do të bëjnë dasmë të madhe, ku do te ketë shumë të ftuar.

Të ngjashme