“M’ke harru” publikohet nga Ermali dhe Ledri

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Kënga e re nga Ledri dhe Ermali Dyshja e njohur e skenës sonë, Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

Kënga titullohet “M’ke harru”, të cilën artistët e sollën edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës janë kujdesur të dy artistët në bashkëpunim me Xheraldina Vulën dhe Big Bang ndërsa, muzikën e ka bërë Ertug.

Kujtojmë se, Ermali dhe Ledri vitin e kaluar kanë risjellë këngën ”Fshatarja ime” të Sabri Fejzullahur në një verison më modern. Ky version u pëlqye shumë nga publiku ku në kanalin Youtube numëron mbi 19 milionë klikime.

Të ngjashme