MKRS dhe Posta do të promovojnë kulturën, sportin e trashëgiminë përmes pullave postale

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim kryeshefin Ekzekutiv të Postës,  Sejdi Hoxha, shkruan EkonomiaOnline.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook Sejdi Hoxha  ka lëvduar ministrin Gashi për punën qe po bën në ngritjen e promovimin e vlerave të kulturës, artit, sportit dhe trashëgimisë kulturore.

“Sot pata kënaqësinë ta takoj Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Kujtim Gashi, i cili është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në ngritjen dhe promovimin e vlerave të kulturës, artit, sportit dhe trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Hoxha.

“Së bashku diskutuam për promovimin e mëtutjeshëm të këtyre vlerave përmes pullave postare. Së shpejti do të dalim me një projekt të përbashkët”, ka theksuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme