Modeli vdes në pasarelë, spekulohet shkaku i anoreksisë dhe drogës

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Modeli 26-vjeçar humbi jetën duke sfiluar në pasarelë, në Javën e Modës në Brazil.

Ngjarja e rëndë ndodhi në San Paulo, ku Tales Soares u rrëzua në momentin që po sfilonte. Të pranishmit menduan se modelit u rrëzua aksidentalish. Në fakt 26-vjeçari ka rënë sepse është ndjerë keq, menjëherë ka ndërhyrë stafi mjekësor, të cilët i dhanë ndihmën e parë dhe e dërguan në spital.

Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Ka pasur shumë spekulime se Soares ka vdekur pasi ishte anoreksik, apo si pasojë e përdorimit të drogës ose stresi.

Por nëna dhe motra e modelit që vdiq duke në pasarelë kanë reaguar për spekulimet e shkakut të vdekjes së 26-vjeçarit.

Motra e tij Alexandra hodhi poshtë raportimet.

“Tales merrej me crossfit, joga, meditonte, nuk përdorte drogë, kishte një dietë super të shëndetshme, dhe është vështirë të kuptohet, derisa sa të kemi rezultatin e autopsisë se çfarë ndodhi me të vërtetë”, tha ajo për G1 Globo.

“Ka shumë spekulime. Po thuhen të pavërteta se ai ishte anoreksik, përdorte drogë, ishte vegan, i stresuar, por janë gjëra absurde.”

Ndërsa mjekët thanë se ai mund të ketë vdekur nga një sëmundje e trashëguar por priten ende rezultatet e testeve të autopsisë.

Tales Soares walked the runway at Sao Paulo Fashion Week on Friday.

Të ngjashme