Modelja e famshme Irina Shayk dhe vajza e saj e çuan modën në tjetër nivel

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Irina Shayk është një modele e famshme ruse, e cila tani jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara ka një shije më të veçantë oër modën, të cilën duket se ia ka trashëguar të voglës.


Ajo ka punuar në sfilata për markat e modës dhe stilistë si Christian Dior, Chanel, Louis Vuitton, Versace, Prada dhe të tjerë. Ajo ka qenë në një lidhje me futbollistin Cristiano Ronaldo që nga viti 2010, por u nda me të në janar të 2015. Pas kësaj, ajo ishte në një lidhje të gjatë me aktorin Bradley Cooper dhe me të në fillim të vitit 2017 ajo kishte një vajzë, të cilën e quajtën Lea.

Megjithëse lidhja jashtëmartesore përfundoi papritur për shkak të spekulimeve për lidhjen e Bradley Cooper me Lady Gaga pas filmit në të cilin ata luajtën bashkë, Irina dhe Bradley përpiqen të rrisin vajzën e tyre Lea së bashku.

Sidoqoftë, duket se Lea do të jetë një trashëgimtare e vërtetë për nënën e saj, duke marrë parasysh se ajo është një modele e vërtetë trendesh që kur ishte fëmijë, dhe së bashku me Irina Shayk ajo dominon rrugëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme