Modelja e njohur për fotot e lartësive, gjen vdekjen me ‘selfie-n’ e fundit, bie nga ujëvara

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Një modele e guximshme e rrjeteve sociale ka rënë drejt vdekjes së saj teksa bënte foto me miqtë, në buzën e një ujëvare.

32 vjeçarja Sofia Cheung, ra nga lartësia 6 metra në ujëvarën Tsing Dai pranë qytetit Yuen Long, të dielën në Hong Kong.

‘Ylli’ i Instagram ishte nisur me tre miq për një ditë pushimi në parkun natyror Ha Pak Lai, por teksa Sofia bënte foto në anë të ujëvarës, asaj i rrëshkiti këmba dhe ra në ujin poshtë shkëmbit.

Tragjike! Modelja, e njohur për fotot e lartësive, gjen vdekjen me

E reja u dërgua në spitalin e Hong Kong por u shpall e vdekur.

Zona e larkut Ha Pak Lai, pranë malit ‘Pineapple’ është një vend i frekuentuar nga turistët, veçanërisht për perëndimet e saj.

Tragjike! Modelja, e njohur për fotot e lartësive, gjen vdekjen me

Sofia kishte një reputacion për fotot e saj guximtare, të bëra në aventura të rrezikshme si duke u ngjitur në anë humnerash apo male të thepisura, të cilat i postonte për Instagram 6,000 ndjekësit në Instagram.

Llogaria e saj është e mbushur me foto të rrezikshme, thuajse në rënie.

Ndërsa foto e saj e postuar e fundit më 9 korrik, ishte mbushur me mesazhe ngushëllimesh.

Tragjike! Modelja, e njohur për fotot e lartësive, gjen vdekjen me

Foton e ndjera e shoqëronte me mesazhin: “Ditë më të mira do të vijnë, ato quhen e shtuna dhe e diela!”.

Përdoruesja e Instagram, ‘Ellah_d_explorer’ shkruante: “Mendoja se ditë më të mira do të vinin me të shtunë e të dielën. Do të të dua përgjithmonë, prehu në paqe e bukura Sofia.”

Tragjike! Modelja, e njohur për fotot e lartësive, gjen vdekjen me
Tragjike! Modelja, e njohur për fotot e lartësive, gjen vdekjen me

Të ngjashme