Modelja Françeska Jaçe: Dua të vetë-izolohem në Maldive

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Modelja e popullarizuar shqiptare, Françeska Jaçe, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe vetëm në Instagram numëron 309 mijë njerëz.

Ajo publikon imazhe dhe video të ndryshme, teksa së fundmi ka dhënë një koment lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri- aty ku deri më tani janë raportuar mbi 38 raste.

E njëjta ka publikuar një fotografi në InstaStory dhe thotë se dëshiron të vetë-izolohet në ishujt luksozë, Maldive.

“Dua të vetë-karantinohem këtu, Maldive”, ka qenë përshkrimi sipër fotografisë së realizuar në një prej ishujve më të pëlqyer në botë.

Ndërkohë, nga sot u njoftua se Shqipëria do të izolohet totalisht.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se kufiri tokësor i Shqipërisë do të jetë i hapur vetëm për transport mallrash.

Jaçe në anën tjetër cilësohet të jetë njëra prej modeleve më të pëlqyera e më të kërkuara në tregun shqiptar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme