Modelja Karlie Kloss do bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Karlie Kloss ka konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Josh Kushner, po bëhen prindër për herë të parë, disa javë pas spekulimeve.

Modelja, 28 vjeçare, ka ndarë një video në rrjetet sociale përmes së cilës tregon barkun e rrumbullakosur.

“Mirëmëngjes, hello bebe”, ka thënë ajo duke buzëqeshur para kamerës.

Joshua, 35 vjeç, është vëllai i Jared Kushner, dhëndrit dhe këshilltarit të lartë të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Çifti festoi përvjetorin e dytë të martesës këtë muaj, pasi u martuan në tetor të vitit 2018.

Karlie dhe Joshua kishin një ceremoni të veçantë në New York, ku modelja rrëmbeu gjithë vëmendjen me një fustan të markës ‘Dior, ndërsa prej vitesh kanë filluar romancën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme