Modelja nga Meksika, Andrea Meza kurorëzohet me “Miss Universe 2021”

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Është shpallur fituesja e “Miss Universe 2021”, ndërsa ky kompeticion mbahet për të 69-tën herë me radhë.

Një ngjarje e tillë është parashikuar që të mbahet më herët, por është shtyrë për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan CNN.

Andrea Meza, e cila vjen nga Meksika ka pasur rastin që të kurorëzohet me “Miss Universe”.


Lajmin ajo edhe vet e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku kishte ndarë imazhe nga momenti i lumtur.

Kompeticioni është mbajtur në Seminole Hard Rock Hotel and Casino të Floridas, përfshirë një performancë nga Luis Fonsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme