Modelja shqiptare dhe i dashuri i saj humbin jetën në aksident në Itali

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Modelja shqiptare Stella Vasilika Kerxhalli dhe i dashuri i saj fotograf kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Collatino, Romë ku motori në të cilin udhëtonin modelja 31-vjecare dhe 30-vjeçari Christian Milo është përplasur me një makinë tip Benz që drejtohej nga një 34-vjecar rumun.

Siç raportojnë mediat italiane fotografi 30 vjeç ndërroi jetë menjeherë, transmeton Tch, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli vdiq në spital.

Të ngjashme