Modelja shqiptare martohet këtë të diel

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 12:01 | Nga

Këtë të diel, më 8 tetor, modelja e bukur shqiptare, do të martohet me të fejuarin e saj prej dy vitesh e gjysmë.

Vivian dhe biznesmeni i ri, janë njohur rastësisht në Tiranë, kur ajo ishte studente dhe që atëherë nuk janë ndarë më.

Tashmë ata kanë vendosur të martohen dhe thuajse gjithçka është në vendin e saj, për dasmën që do të organizohet të dielën e ardhshme nga Class Events.

Dje, ishte e diela e fundit e Vivian si beqare dhe siç e kërkon tradita e re, ka qenë pjesë e një feste beqarie me mikeshat, buzë Adriatikut. Në përputhje me natyrën e saj të rezervuar, modelja ka zbuluar vetëm një foto ku dallohet torta romantike me shënimin “Bride to be”.

Vivian ështe veshur me xhinse dhe xhaketë, një veshje e thjeshtë për një drekë jashtë, por jo diçka e personalizuar për festën e beqarisë, e cila më tepër duhet të ketë qenë një kohë e bukur e kaluar me mikeshat, sesa një festë tipike beqarie me të gjithë përbërësit e saj. Megjithatë, në elegancën dhe minimilazimin e këtij postimi, duket gjithçka e përsosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme