Modelja shqiptare me famë botërore flet për ëndrrën e saj, para shumë kohësh

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Emina Cunmulaj njihet për thjeshtësinë dhe zemërgjerësinë e saj. Edhe pse është larguar prej shumë vitesh nga Shqipëria dhe jeton në SHBA ajo ka ndihmuar familje të varfra në Shqipëri.

Emina ka arritur të jetë e suksesshme pas një pune të gjatë dhe tani është një modele shumë e njohur.

Ajo është nënë e dy vajzave të vogla dhe ka një martesë deri tani të suksesshme me një biznesmen.

Dhe duket se modelja i ka arritur ëndërrat e saj dhe tani është e lumtur.

“Shumë, shumë kohë më përpara kisha një ëndërr. Pas shumë mundimesh dhe këmbënguljesh si edhe pak fat jam këtu. Një mama e lumtur,”- shkroi ajo.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto ku duket e buzëqeshur ndërsa vë në pah trupin e saj të përsosur.

Emina gjithmonë ka treguar se është shqiptare dhe ka folur me krenari për rrënjët e saj.

Ajo e flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe kthehet herë pas here në atdhe për ta vizituar.

Të ngjashme