Moderatorja e njohur tregon sa fiton me një postim në Instagram (FOTO)

??????????
Prishtinë | 18 Maj 2020 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Argjira Spanca numëron afro 60 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa në një prononcim televiziv ka treguar për përfitimet lidhur me postimet që i bën në këtë rrjet social.

Rubrika “Trotuar” në “E Diell” në Top Channel, është kthyer në oazën e një debati, informativ dhe edukativ. Në të ceken tema që ne hasim shpesh në përditshmërinë tonë. Tema mbi të cilën u diskutua këtë herë, ishte Instagrami.

Këtë rrjet social, krahas publikimit të fotografive dhe videove, personazhet e njohura e kanë kthyer dhe si një formë biznesi që gjeneron të ardhura.

Një nga përdoruesit që këtë rrjet e shfrytëzon si të tillë, është dhe moderatorja dhe influencerja Argjira Spanca.

E pyetur nga Edi Manushi se sa fiton me anë të reklamimit të produkteve të ndryshme në Instagram, Argjira zbuloi se më minimalja është 250 euro.

Të ngjashme