Moderatorja mori rreth 6 mijë vota, por nuk zgjidhet deputete

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja e njohur, Oriela Nebijaj, ka arritur të marrë 5599 vota, deri më tani kur në qarkun e Tiranës ka mbetur edhe një kuti për t’u numëruar për sa i përket kandidatëve.

Por, ajo nuk ka rritur të futet në Kuvend, pasi është e 18-ta në listën e PD-së.

Në qarkun e Tiranës, lista e demokratëve më të preferuar kryesohet nga kreu Lulzim Basha, ndjekur nga Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi.

Por, ajo që vihet re është se në listën e 15 kandidatëve fitues, ka nga ata që e kanë siguruar mandatin pa marrë as 1 mijë vota.

I tillë është rasti i kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. I renditur i 11-ti në listë, ai ka rritur të marrë vetëm 848 vota.

Një numër të vogël votash preferenciale ka edhe Alfred Rushaj, saktësisht 2334 vota. Po ashtu, edhe Mesila Doda, e cila është fituese, ka vetëm 2357 vota.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme