Momenti kur Bora pranon dhuratat e Donaldit, ky ishte reagimi i saj

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj mbrëmë ia ka dërguar një dhuratë moderatores Bora Zemani, për përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre, shkruan Express.

E dhurata ka mbërritur tek sot në duart e Borës, e cila e ka ndarë këtë moment edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Në instastoryt e publikuara, shihet gëzimi i saj kur i pranon qaforen dhe pakon me çokollata.

Ndryshe, mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi.

Të ngjashme