Morena “mbytet” në lot: Nuk kam qarë kaq shumë që nga vdekja e nënës

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Morena Taraku përveç që është angazhuar nga Stambolli për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, ajo dje ka ardhur personalisht për t’i vizituar ata.

Kështu nga Shqipëria ajo ka publikuar video dhe fotografi të shumta.

Përkrah një videoje të postuar në Instagram ajo ka shkruar një mesazh emocional teksa shihet me fëmijët në kampet e strehimit, Morena po ashtu thekson se nuk ka qarë asnjëherë më shumë që nga vdekja e nënës së saj 15 vjet më parë.

“Kam filluar të qajë dhe nuk ndalesha dot, nuk kam qarë kaq shumë asnjëherë në jetën time që nga vdekja e nënës 15 vite më parë. Duke ju dëgjuar juve, dhe ju duke më dëgjuar mua, do të thotë gjithçka në botë për mua, gjithmonë do t’i mbaj me vete bisedat dhe historitë që kemi ndarë së bashku këto ditë. Ju gjithmonë mund të më shkruani në Instagram, në email ose mesazhe direkte në inbox, ato gjithmonë do t’i lexoj. Ju dua” ka shkruar Morena sipër videos.

Të ngjashme