Morena, përmes një videoje emocionuese, kërkon nga “Apple” vendosjen e Kosovës në hartë

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Morena Taraku së fundi i është bashkuar iniciativës ndaj kompanisë Apple për vendosjen e Kosovës në hartë.

Këtë apel, këngëtarja e bëri duke publikuar një video emocionuese me fotografi të përmbledhura nga lufta.

Ndër të tjera, në atë video shfaqet edhe imazhi nga vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Cllinton në Kosovë.

“Vendosni Kosovën në hartë”, ka shkruar ajo sipër videos që e ndau në rrjete sociale.

Kujtojmë se kësaj nisme i janë bashkuar edhe emra të njohur si Dua Lipa dhe Rita Ora.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme