Morena Taraku dhe Stresi zbulojnë datën e saktë të lansimit të këngës së re “Bad Gal”

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Artistët e njohur shqiptarë, Morena Taraku dhe Stresi, tash e disa ditë kanë qenë duke punuar në projektin e ri muzikor.

“Bad Gal” mban titullin kënga e dyshes, të cilën siç duket e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ditën e sotme (e enjte) është vet reperi, ai i cili ka ndarë me ndjekësit datën e saktë të lansimit të këtij projekti.

Përmes një video të hedhur në InstaStory, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) zbulon se kënga e tyre e përbashkët do të prezantohet më 12 shtator (e shtunë).

“Me datën 12 shtator – premierë Bad Girl në bashkëpunim me Morena Tarakun”, ka thënë ai.

Të njëjtit në vazhdimësi kanë ndarë pamje nga xhirimet e videoklipit të ri, duke u treguar fansave se çfarë mban në tërësi kjo këngë.

Ky njëherësh është bashkëpunimi i dytë i Morenës dhe Stresit, pas “Ki me bo” që e sollën në vitin 2015.

Të ngjashme