Morena Taraku pozon plot stil dhe elegancë në videon e realizuar në mes të rrugës

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Morena Taraku është ndër personazhet publike më të komentuara.

Modelja dhe këngëtarja e njohur ka një numër të madh ndjekësish në Instagram, ku edhe sjell imazhe e video të ndryshme si nga përditshmëria, ashtu edhe nga ato profesionale.

Edhe së fundmi, 28-vjecarja postoi për 1.3 milion fansat në Instagram një video ku u paraqit e veshur me shumë stil, teksa shihet duke pozuar në mes të rrugës.

Morena u shfaq e veshur me një fustan të gjatë me lule dhe ngjyra verore, me një prerje të veçantë që ia zbulonte shpinën dhe pjesën e belit, ajo kombinoi dukjen me një palë këpucë me taka.

Kujtojmë që Morena ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale, teksa po vazhdon të komentohet edhe për jetën private.

Së fundi u tha se bukuroshja nga Kosova është në lidhje me këngëtarin turk, Berdan Mardini.

Ndërsa, ajo ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, ndonëse ka paralajmëruar se do të sjell një të tillë me reperin, Stresi.

Të ngjashme