Morena Taraku vjen me paraqitje atraktive në klipin e ri “Missed Call”

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Morena Taraku, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Missed Call” mban titullin projekti i ri muzikor i saj, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Edhe në këtë projekt të saj bukuroshja jonë flet për jetën luksoze përfshirë,  makinat e shtrenjta dhe paratë që posedon.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet këngëtarja, ndërsa melodinë e ka realizuar NLS.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Don Gima, kurse për miksimin është kujdesur ‘DryBeatz’.

Videoja muzikore kësaj radhe i është besuar TXIVGO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme