Mosmarrëveshjet e para mes Kim Kardashianit e Kanye Westit pas divorcit

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian dhe dhe Kanye West u divorcuan në mënyrën më miqësore të mundshme, megjithatë duket se problemet e para pas ndarjes kanë nisur.

Siç raporton revista “People”, ish-bashkëshortët kanë vizione krejtësisht të ndryshme për mënyrën sesi duhet të rriten katër fëmijët e tyre.

“Ata e mendojnë krejtësisht ndryshe nga njëri-tjetri mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanyen dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Është ajo që bën të mundur gjithçka”, ka shkruar “People”.

Kim dhe Kanye e kurorëzuan dashurinë e tyre në maj të 2014-s dhe janë prindër të 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Sipas “E! News”, ndarja e tyre erdhi gradualisht pas një ftohje që kishte nisur prej kohësh. Nuk pati tradhti dhe intriga. Një tjetër burim deklaroi se kandidimi i reperit për president ndikoi për të keq në martesën e tyre, duke i dhënë edhe “goditjen finale” lidhjes

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme