Motra e Dua Lipës bëhet imazh i Coca Cola-s

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Rina Lipa, motra e vogël e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka filluar karrierën e saj në modeling.

Ajo së fundmi është bërë imazh i gjigandit të Coca Cola së bashku me Roman Kemp dhe Lady Leshurr.

Lipa ka shpërndarë një foto në Instagram me mbishkrimin ‘Kur ajo gllënka e parë të bën të bësh mmmm

Fushata e quajtur “Open That Coca-Cola”, ka të bëjë me “ndjenjën e papërshkrueshme të pirjes së gllënkës së parë të pijes Coca-Cola”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme