Motra e vogël e Kate Moss zhvishet në natyrë (Foto)

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Motra e vogël e supermodeles Kate Moss, i ka lënë të gjithë pa fjalë me fotot e fundit, ku ka pozuar topless.

Lottie Moss, e cila është 23-vjeç, dukej mjaft natyrale gjatë setit fotografi në natyrë, shkruan “The Sun”.

Ajo mbuloi gjoksin e saj me duar, ndërkohë që shikimin e kishte jo drejt kamerës.

Në një foto tjetër, ajo shihet e ulur në një shkëmb, dhe pozicioni që ka marrë e ka ndihmuar të fshehë pjesët intime.

“Ti je një zanë e kopshtit”, shkroi ajo krahas fotove hot.

Komentet në postimin që modelja bëri ishin pafund, dhe shumica prej tyre e cilësonin bukuroshen bionde si “shumë të nxehtë”.

Lottie ka zbuluar se ka fituar mbi 36,640 dollarë brenda një muaji, duke shitur foto nudo në një aplikacion për të rritur, i cili quhet “Only Fans”.

Të ngjashme