Motra e Zayn Malik merr kërcënim me vdekje për vajzën

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Ajo lindi vajzën e saj Zaneyah në janar, vetëm katër muaj pasi çifti u kurorëzuan në shtatorin e vitit të kaluar.

Por motra e Zayn Malik , Safaa, 17 vjeç, zbuloi të hënën të vërtetën e ftohtë që disa persona i kanë dërguar kërcënime me vdekje kundër vajzës së saj pesë muajshe.

Safaa ndau një foto nga fjalët mizore që iu dërguan shoqes së saj për fëmijën e saj përmes Instagramit, duke shkruar se ishte një “botë e shëmtuar” nëse ajo ndodhë.

Duke iu drejtuar mbrojtjes së saj, mikesha e Safaa u kthej përgjigje kërcënuesve: Unë nuk jam Safaa por kush në dreq jeni ju që të thoni ndonjë gjë në lidhje me të ose Zanayah dhe si ajo dëshiron të jetojë jetën e saj. Ju njerëz të çmendur.”

Mikesha e saj më pas tha se Safaa po merr kaq shumë urrejtje pa arsye, dhe u tha atyre të mendojnë për ndikimin e fjalëve të tyre mbi adoleshencën.

Safaa, e cila u kurorëzua në një ceremoni tradicionale,  festoi shtatzëninë me një  festë në mesin e miqve dhe familjes së saj nëntorin e kaluar.

Ajo u shfaq në një seri imazhesh në mediat sociale ndërsa festoi me të afërt dhe me partnerin.

Disa ditë pas festimit, Zayn ndau fotografi kur u kthye në Britani të Madhe për të parë familjen e tij dhe pa dyshim që uroi Safaa për shtatzëninë e saj. 

Nusja dhe dhëndri – i cili është me origjinë Sllovake – pozuan për fotografi në ditën e tyre të veçantë.

Babai i Zaynit, Yaser, motrat Doniya, 28 vjeç dhe Waliyha, 21 vjeç, morën pjesë në ceremoni, por këngëtari i njohur ishte në ShBA gjatë asaj kohe.

Familja e këngëtarit ende jeton në Bradford dhe ai i mbështet prindërit dhe motrat e tij financiarisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme