Mozzik godet me projektin e radhës, “Auf Wiedersehen”

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e projekteve të reja muzikore, Mozzik e ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka kompletuar me videoklip.

“Auf Wiedersehen” është titulli i këngës më të re, e cila vjen e interpretuar në gjermanisht dhe shqip.

Tekstin e ka shkruar Gramoz Aliu (emri i vërtetë i reperit), ndërsa producenti Rzon është kujdesur për muzikën.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Sekuence Studio që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.

“Auf Wiedersehen”  pritet të jetë hiti i radhës nga Mozzik, duke qenë se vetëm disa orë pas publikimit ka arritur thuajse një milion shikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme