Mozzik lanson këngën e re “Madonna”

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramos Aliu i njohur si Mozzik, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Madonna” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Ai vjen me një paraqitje atraktive, ndërsa nuk mungojnë as pamjet e fjalët eksplicite në tekstin e kësaj kënge.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për producimin dhe muzikën është përkujdesur producenti Rzon.

Videoja e veçantë e me një kujdes të madh ndaj klipit i është besuar produksionit të njohur ‘Entermedia’.

Projektin tashmë e gjeni të publikuar në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku, megjithëse reagimet e para të fansave ishin tejet pozitive. 

Të ngjashme