Mozzik mbledh shokët për të bërë vizitë te mësuesja e shkollës fillore për Bajram

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, këtë Bajram e ka festuar ndryshe.

Ai ka mbledhur shokët e tij të fëmijërisë në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj, dhe së bashku kanë vizituar mësuesen e tyre të shkollës fillore në këtë festë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet bashkë me miqtë në vizitën te mësuesja e tyre e dikurshme.

“Një mësuese e mirë është si qiriu . Ajo shkrin veten për të ndriçuar rrugën të tjerëve. Për Bajram tek Mësuesja jonë e dashur Sadije Çarkaxhiu”, shkroi Mozzik në Facebook.

Mozzik përndryshe e ka cekur disa herë se nga arsimimi i tij, ka të kryer vetëm shkollën fillore nëntë vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme