Mozzik në lidhje dashurie? Dalin fotot

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu i njohur ndryshe me nofkën “Mozzik” është mjaft aktiv sa i përket rrjeteve sociale, ku i mban aktiv ndjekësit me fotografi e video nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” e që pas pak minutash e ka fshirë atë duke e zëvendësuar me një fotografi tjetër.

Në fotografinë e parë të siguruar nga “Express Rozë” shihet se vajzës të cilës Mozzik’u i ka vendosur dorën të këmba, ka një tatuazh.

Pas pak minutash, fotografia është fshirë nga Mozzik’u duke e postuar të njëjtën vetëm në format tjetër të fotografisë, ku tashmë nuk shihet pjesa si në fillim.

Ndryshe, përmes fotografisë ai ka treguar se ndodhet në qytetin e Milanos në Itali, teksa ndjekësit kanë filluar të aludojnë se përmes kësaj fotografie ai tashmë ka konfirmuar lidhjen e tij të re të dashurisë.

Të ngjashme