Mozzik nuk e përjashton mundësinë që të jetojë sërish me Loredanën në Zvicër

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Mozzik ishte pjesë e dokumentarit të Loredanës, ku nuk i shpëtoi pyetjes së sikletshme.

Loredana Zefi sonte (e premte) publikoi pjesën e katërt të dokumentarit që flet për jetën e saj që prej kur është bërë e famshme, shkruan lajmi.net.

Në këtë pjesë, artistja shfaqi copëza nga vizita e saj në Ferizaj, ndërsa në disa pjesë shihet edhe Mozziku.

Mozzik u shfaq në poligon duke e mësuar Loredanën të gjuajë me armë, ndërsa më vonë nuk i shpëtoi pyetjes rreth mundësisë për të jetuar bashkë me të në Zvirës sërish.

“A mund ta imagjinosh që në të ardhmen të jetoni përsëri së bashku me Loredanën në Zvirër?”, ishte pyetja që iu bë Mozzikut.

Reperi edhe pse u vu në siklet, vendosi të përgjigjej prerë, duke thënë ‘po’.

Ndryshe, ai gjatë ditës së somte ka publikuar disa fotografi të shkrepura pikërisht në Zvicër, duke lënë të kuptohet se mund të ketë të reja në atë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme