Mozzik nuk do ta refuzonte një video seksuale

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 13:02 | Nga

Mozzik ka thënë se i pëlqejnë shumë fotografitë provokuese që i realizon dhe të cilat nganjëherë i shpërndan në rrjetet sociale.

Duke folur në Elite Zone, ai ka theksuar se posedon shumë fotografi të tilla, të cilat i pëlqen jo për të bërë ndonjë skandal, por thjesht për t’i ruajtur.

Njëherësh, Mozzik ka pohuar se posedon edhe video personale që nuk janë për publik.

Ndërkaq, në pyetjen se a do të realizonte një video seksuale, ai ka thënë se nëse merr një ofertë të mirë do ta merrte parasysh.

“Me një ofertë të mirë, do ta kisha bërë një video seksuale, pse jo”, ka thënë reperi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme