Mozzik publikon këngën e re “Lass Mal”

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur, Mozzik, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Lass mal” titullohet kënga e tij e re, e cila është tipike e zhanrit rep.

Kjo këngë vjen në gjuhën gjermane dhe është vizualizuar edhe me klip.

Foto: Mozzik/YouTube

Producent i këngës është Rrzon, teksa për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi me preajrdhje nga Ferizaj.

Ndërkohë, ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Bresher Studio.

Mozzik ka paralajmëruar edhe plot këngë të reja në gjuhën shqipe për fansat në vazhdimësi.

Të ngjashme