Mozzik publikon pamje pas tërmetit në Kroaci: Duke menduar për ju, bëhu i fortë Zagreb

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur sot (e diel) nga një tërmet i fuqishëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në objekte, gjersa i ka detyruar banorët të dalin jashtë ndërtesave të tyre.

Gjithashtu, ka pasur edhe dy tërmete të tjera, të dyja me magnitudë 3.0, që ndodhën gjashtë kilometra në veri të Zagrebit në orën 09:04 dhe 09:10.

Lidhur me situatën e rëndë derisa po përballen edhe me coronavirusin, një reagim në rrjetet sociale e ka bërë reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik.

I njëjti ka publikuar një pamje të qytetit pas tërmetit, ndërsa shfaqen edhe dëmet e mëdha që ka shkaktuar në atë pjesë.

“Duke menduar për ju, Zagreb bëhu i fortë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Ndër tjerash, viktimë e dridhjeve është bërë një 15-vjeçar që është mbytur në gërmadha, derisa një fëmijë i ka mbijetuar plagëve.

Të ngjashme